Drejtoria Rajonale e Prizrenit ka njoftuar se në fshatin Vërmicë, është hasur trupi i pajetë i viktimës mashkull, shtetas i huaj.

Marketing

Mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima kishte plagë nga arma e zjarrit, transmeton Reporteri.net.

Gjatë patrullimit, njësitet policore pranë trupit të pajetë kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gjashtë copë fishekë, disa gëzhoja dhe një telefon.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, derisa rasti është në procedurë hetimore.

Njoftimi i plotë i Policisë:

“Raportohet se në fshatin Vërmicë është hasur viktima mashkull shtetas i huaj, i cili kishte lëndime. Njësitë relevante policore dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima ka plagë nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit. Policia gjatë patrullimit kanë hasur në një trup të pajetë (mashkull) ku në afërsi është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gjashtë copë fishekë, disa gëzhoja dhe një telefon. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Marketing