Drejtoria Rajonale e Pejës njofton për një rast që ka ndodhur në Pejë, ku katër meshkuj kosovarë janë përfshirë në një rrahje. 

Marketing

Shkak i këtij konflikti del të jetë mosmarrëveshja rreth vendosjes së një shtylle elektrike.

Tre prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime trupore ndërsa të dyshuarit tjetër i kanë shkaktuar dëme në kamionin e tij. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i Policisë:

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar për shkak të një mosmarrëveshje rreth vendosjes së një shtylle elektrike ishin përfshi në rrahje. Si pasoj e rrahjes tre prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor si dhe janë shkaktuar dëme në kamionin e njërit prej të dyshuarve. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.” 

Marketing