Në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, me fillim nga ora 16:00 sot do të mbahet Festivali i Baballarëve.

Marketing

Festivali do të përfshijë: garën e baballarëve, muzikë, lojëra, kulturë, art, kuize, këndin e leximit, dhe aktivitete të tjera interaktive, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Festivali i Baballarëve është festivali i parë i tillë në Kosovë që e trajton prindërimin pozitiv, rëndësinë e përkushtimit të baballarëve për rritjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve, ndarjen e përgjegjësive të barabarta brenda familjes dhe promovon lejen prindërore”, thuhet në njoftimin e festivalit.

Marketing