Mesfushori nga Kosova kishte mbetur i lirë në gjashtë muajt e fundit pas largimit nga skuadra turke Ankaraguçu, raporton ‘St.Galler Tagblatt’, percjell albora.ch.
Marketing
Përkundër se kishte disa oferta interesante, Voca nuk kishte nënshkruar kontratë duke preferuar të mbetet pa klub në periudhën korrik-dhjetor të vitit të kaluar.
24-vjeçari aktualisht po stërvitet me skuadrën zvicerane St Gallen, ku mund të nënshkruajë një kontratë.
Voca ka marrë ftesë nga drejtuesit e klubit për seanca stërvitore provuese para se të vendosin nëse do t’i ofrojnë një kontratë ose jo.
Përveç Vocës në prova tek kjo skuadër është edhe portieri i ri Nicolas Tie. Në ditet në vijim pritet të vendoset nëse klubi zviceran do t’i ofrojë kontratë Vocës. /albora.ch/
Marketing