Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se tashmë ekipet e para mjekësore nga Kosova kanë arritur në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi.

Marketing

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ndanë dhimbjen për popullin mik të Turqisë.

“Dhembje dhe trishtim nga tragjedia që ka goditur Turqinë dhe Sirinë duke shkaktuar mijëra jetë të humbura. Tashmë ekipet e para mjekësore nga Kosova kanë arritur në zonat e prekura nga tërmeti për të ofruar ndihmën tonë, paralelisht siç e ndajmë edhe dhembjen për popullin mik të Turqisë”.

“Bashkëndjejmë me të gjithë familjarët e prekur nga kjo tragjedi”.

Marketing