Sulmuesi i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo ka bërë një gjest aspak të mirë pas ndeshjes ndaj Southamptonit, duke pështyu në shpinë bashkëlojtarin e tij, Anthony Elanga.

Marketing

Djajtë e Kuq nuk arritën të marrin më shumë se një barazim 1-1 ndaj Saints në ndeshjen e zhvilluar në Old Trafford, transmeton albora.ch.

Pas këtij barazimi në shtëpi, lojtarët e Unitedit dukeshin të dëshpëruar, e njëri nga më të dëshpëruarit ishte ylli portugez, Ronaldo, i cili ka shkuar në gjashtë ndeshje pa gjetur gol.

Ky dëshpërim i tij duket se ka gjetur një ‘viktimë’ për t’u shfryer, bëhet fjalë për bashkëlojtarin e tij, Elanga, i cili u pështyu në fanellë nga Ronaldo, pas ndeshjes.

Gjesti nga portugezi po cilësohet nga disa tifozë si aksidental, por ka edhe nga ata që po e cilësojnë si të qëllimshëm dhe si racizëm ndaj Elangas./albora.ch/

Marketing