Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri përfundoi në burg. ABC siguroi momentin kur ai doli nga dera e pasme e godinës së SPAK ku ndodhet GJKKO dhe pritet të dërgohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, për tu transferuar më tej në dhomat e paraburgimit tek 313.

Marketing

Pas një seance maratonike, Gjykata e ka dënuar Tahirin me 5 vite burg me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Ndërkohë, duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, Tahiri do të duhet të vuaj 3 vite e 4 muaj burgim.

Ish-ministri i Brendshëm u vu nën hetime nëntorin e vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën organizatën e vëllezërve Habilaj. Në përgjimet e kryera, emri i Tahirit përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve.

Prokuroria kërkoi arrestimin e tij, por shumica e majtë, refuzoi kërkesën duke pretenduar se ajo nuk kishte paraqitur asnjë prove.

Në maj të vitit 2018, ish-ministri Tahiri dha dorëheqje nga mandati i deputetit.

Tahiri kaloi një periudhë të shkurtër në arrest shtëpie, derisa më pas Gjykata e Apelit lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë, hetim që u mbyll në vitin 2019. /albora.ch/

Marketing