Në Libanin e përfshirë nga kriza, një burrë grabiti një bankë, por vetëm për të marrë paratë e tij.
Më 18 janar, pronari i kafenesë Abdallah A. (37) donte të tërhiqte 50,000 dollarë nga dega lokale e Bankës BBAC. Kafeja e tij ishte grabitur disa ditë më parë dhe atij i duheshin para. Gjithashtu, ai u kishte borxh 8000 dollarë shitësve të perimeve që donte t’i paguante me këto parat. Por, banka, refuzoi t’i paguante atij këtë, sepse që kur vendi ra në një krizë të thellë valutore në vjeshtën e vitit 2019, banka qendrore e vendit ka ngrirë të gjitha depozitat bankare. Që atëherë, qytetarët kanë mundur të tërheqin vetëm shuma të vogla.
Siç raportoi e përditshmja arabe The National, Abdallah A. u kthye në Liban nga Venezuela në fillim të vitit 2019. Pak para fillimit të krizës, ai shiti tokë për 400,000 dollarë, duke investuar pjesën më të madhe të saj në kafenenë e tij. Pjesën tjetër e çoi në bankë, shkruan blick, transmeton albora.ch.
Për shkak se nuk mund t’i merrte më paratë, vendosi të bënte një hap flagrant. Abdallah hyri në bankë me një pistoletë, mori peng shtatë punonjës. Tha se hodhën benzinë në tokë dhe kërcënuan se do t’u vinin flakën të gjithëve. Pas katër orësh pengmarrje, më në fund i dhanë atij 50 mijë dollarë.
Kur policia arriti me pak më vonesë, 37-vjeçari nuk e kishte problem arrestimin, apo të bëjë rezistencë, por mundi t’ia kalojë paratë e vjedhura gruas së tij. Tashmë ajo është në kërkim nga policia.
Hero apo Kriminel?!
Nuk është e qartë se sa dhunë ka përdorur në të vërtetë Abdallah Assai në aktin e tij. I gjithë vendi tani po debaton nëse Assai është një hero popullor, apo një kriminel.
Për babanë e Assait, çështja është e qartë. “Ai nuk kishte zgjidhje tjetër. Situata ekonomike po na mbyt të gjithëve. A duhej ta vriste veten?”, thotë ai për “Spiegel”.
Shejhu vendas Muhamed Assaja tregon mirëkuptim për grabitësin e bankës.
Duhet kuptuar rrethanat që e shtynë atë ta bëjë këtë. A. nderohet nga disa si hero. Në fshatin ku ndodhi rasti, gjatë një predikimi u tha që shteti ta lironte njeriun. Të gjithë jemi Abdallah A.
Dikur qendra kulturore dhe intelektuale e Lindjes së Mesme, kurse sot vendi po lufton për të mbijetuar. Rënia prej 60 për qind e produktit kombëtar bruto në dy vjet ka goditur thellë në thelbin e tij vendin dikur të pasur./albora.ch/