Edon Zhegrova është një nga fansat më të çmendur të Barcelonës dhe Lionel Messit.Ëndrra e tij është që në një të ardhme të mbajë veshur fanellën e Barcelonës.

Marketing

Në sfidën që Lille zhvilloi kundër PSG-së së Lionel Messit, ishte e veçantë për lojtarin e përfaqësueses së Kosovës.

Edhe pse përballë PSG-së skuadra e Lille doli e humbur pasi u mposht me shifrat 5-1, Zhegrova luajti disa minuta në këtë ndeshje, minuta këto që e vënë përballë idhullit të tij, Messit.

Pas përfundimit të takimit, talenti shqiptar i kërkoi fanellën shtatë herë fituesit të Topit të Artë në tunel, mirëpo atë e kishte siguruar një lojtar tjetër, shoku i skuadrës së tij.

Messi i kërkoi falje Zhegrovës pasi nuk mund t’ia jepte këtë herë, por me gjasë dyshja do të takohen edhe shumë herë të tjera./albora.ch/

Marketing