Futbolli italian është në zi, pasi është ndarë nga jeta Maurizio Zamparini në moshën 80-vjeçare, një prej presidentëve më karizmatik në Serinë A.

Marketing

Zamparini ishte shtruar që prej muajit Dhjetor në spital ku kishte probleme shëndetësore të shkaktuara nga një infeksion në pjesën e barkut, raporton hsportmediaset, përcjellë albora.ch.

Zamparini u bë i famshëm në krye të Palermos, ku arriti ta ngrinte shumë lart në Serinë A, teksa ka patur edhe dy klube të tjera në zotërim, Venezia dhe Pordenone.

Ishte ai që zbuloi dhe u dha shansin lojtarëve të mëdhenj si Dybala, Pastore, Miccoli, Cavani të shpërthenin teksa në 2011 arriti kulmin kur Palermo arriti finalen e Kupës së Italisë të humbur 3-1 me Interin./albora.ch/

Marketing