Mëngjesin e sotëm një aksident tragjik është shënuar në aksin Shkodër-Velipojë.

Marketing

Një automjet i tipit “Range Rover” ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën një person. Automjeti ka përfunduar në një kanal në anë të rrugës.

Identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën po lëvizte automjeti, ku për pasojë shoferi nuk ka parë kthesën e fortë duke humbur kontrollin e makinës dhe duke rënë në kanal. /albora.ch/

Marketing