Ish lideri i Partisë Demokratike, njëherësh ish-kryeministri i Shqipërisë Berisha ka thirrur një protestë tjetër kombëtare për nesër, disa javë pas asaj që thirri kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Tiranë.
Ai ka deklaruar se data 8 janar do të jetë një protestë e fuqishme kombëtare ku 44 mijë anëtarë të PD-së që firmosen të bëjnë historinë do të marrin në dorëzim ndërtesën e Partisë Demokratike.
“Vendimi s’ka apelim. Do vijnë në Tiranë te selia për të shpëtuar pluralizmin. Vetëm Edi Rama e mban”, tha Berisha.
E Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas publikimit të datës së protestës nga ish-kryeministri Berisha, duke deklaruar se kasafortizimi dhe bunkerizimi nuk janë metoda të kësaj partie, por të celulave ilegale që të vetmin merak kanë karriget dhe zyrat e tyre./albora.ch/