Në bazë të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, deri më tani janë infektuar mbi 300 milionë persona në të gjithë botën dhe janë regjistruar 5,472,263 viktima.

Si vendi më i prekur, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar 58,449,898 raste dhe  833,957 viktima.

Numri i rasteve në mbarë botën tejkaloi 100 milionë më 26 janar 2021;  dhe shënoi 200 milionë më 4 gusht.  Ndërsa shkollat ​​kanë rihapur dyert e tyre dhe nxënësit po kthehen në klasa me protokolle të ndryshme sipas shteteve, përsëri mbetet shqetësimi për rritjen e rasteve.

Sipas agjencive francize miliona fëmijë janë rikthyer në shkolla pavarësisht transmetimit të pakontrolluar të Omicron në të gjitha moshat në Francë dhe rekordit prej 167,000 rastesh në ditë mesatarisht”, transmeton albora.ch.

Marketing
Marketing