Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dënon prezencën e trupave ushtarake ruse në kufirin me Ukrainën, derisa citon edhe një deklaratë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

“Ne dënojmë prezencën ushtarake në rritje të Rusisë në kufijtë e Ukrainës, si dhe retorikën gjithnjë e më të ashpër të Moskës, pasi ajo vazhdon të nxisë narrativën e rreme se Ukraina kërkon të provokojë konflikt me Rusinë”. Sekretari i Shtetit Anthony Blinken“, shkruan ambasada.

Marketing

Për disa javë, Perëndimi është shqetësuar për raportimet se Rusia ka angazhuar dhjetëra mijëra ushtarë në zonat jo fort larg Ukrainës, duke nxitur frikë për pushtim rus.

Rusia hedh poshtë këto supozime dhe akuzon Ukrainën se ka dërguar më shumë ushtarë në zonat lindore, të cilat kontrollohen nga separatistët pro-rusë, shkruan abcnews.al, përcjell albora.ch.

Këto zhvillime kujtojnë ngjarjet e vitit 2014, kur Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe ka nisur të mbështesë separatistët në lindje të Ukrainës. /albora.ch

Marketing