Gjykata e Fierit ka lënë në burg edukatoren e kopshtit privat, “Flatrat e Dijes” në Fier, Redina Binjakun për vdekjen e 3-vjeçarit në rrethana ende të paqarta.
Marketing
Sipas informacioneve, gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të edukatores Redina Binjaku e dyshuar për veprën penale të shkeljes së rregullores në punë dhe caktoi masën se sigurimit “Arrest me burg” me afat 30 ditë sa të shqyrtohet çështja. /top channel/
Familjarët e 3 vjeçarit kërkojnë drejtësi për djalin e tyre pasi nuk besojnë që është mbytur aksidentalisht. Të prekur dhe në lot, nëna dhe daja i djalit thanë se nuk janë të kënaqur me hetimet dhe kërkojnë takim me prokurorin gjë që deri tani nuk ka qenë e mundur. /albora.ch/
Marketing