Më shumë se gjysma e personave në Evropë do të infektohen me variantin Omicron COVID-19 gjatë dy muajve të ardhshëm, sipas një deklaratë të Organizatës Botërore së Shëndetësisë.

Marketing

Ky variant është vlerësuar shumë më i transmetueshëm se ai Delta.

“Me këtë ritëm, Instituti për Vlerësimin e Shëndetësisë (IHME) parashikon se më shumë se 50 për qind e popullsisë në rajon do të infektohet me Omicron në gjashtë deri në tetë javët e ardhshme,” tha Hans Kluge, drejtori i Evropës për OBSH-në, gjatë një konferencë për shtyp.

Vetëm në javën e parë të janarit Evropa ka regjistruar më shumë se 7 milionë raste me COVID-19./albora.ch/

Marketing