Është publikuar raporti 24 orësh i Ministrisë së Shëndetësisë ku janë regjistruar edhe 771 raste të reja me COVID-19.

Marketing

119 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit dhe nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes.

Ky është raporti i plotë i IKSHPK-së:

16 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.064 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ️Nga 6.553 testime, 771 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 119 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.651./albora.ch/

Marketing