Një tjetër grabitje e armatosur ka ndodhur këtë të enjte në Prishtinë.

Marketing

Cak i grabitjes ishte objekti i Post Telekomit të Kosovës në lagjen Bregu i Dellit.

Zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti, ka thënë për albora.ch se “pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para  dyshohet që grabitja të jetë kryer nën kërcënimin e armës nga dy persona i dyshuar”.

“Policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq gjatë orës 17:00 një institucion mikrofinanciar është grabitur në Prishtinë.

“Rreth orës 17:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni mikrofinanciar në lagjen Lakrishtë në Prishtinë. Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person”, theksoi Ahmeti.

“Aktualisht po vazhdon hetimi bashke me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit”.

Megjithatë nuk dihet ende shuma e parave që janë grabitur në këtë rast. /albora.ch/

Marketing