Në zgjedhjet pjesërishme të përsëritura në Ulqin votuan 501 votues.

Marketing

Koalicioni UDSH-LDMZ  mori më së shumti vota 207 nga  146 që kishte në zgjedhjet e 27 marsit, pason Koalicioni  “Fillim i ri” me 204 të cilët në zgjedhjet e 27 marsit kishin 142, Forca  76 me një rritje prej 10 votash, dhe koalicioni PDS-PB nga 2 , 65 vota më pak se në raundin e parë të zgjedhjeve , ndërsa Demokratët morën 6,nga 16 që kishin në votimet e 27 marsit.

Ka reaguar në orët e kësaj mbrëmjeje edhe Mehmet Zenka, pretendent për kryetar të Ulqinit në 4 vitet e ardhshme.

“Presioni dhe forca dështuan, Ulqini tregoi dhe dëshmoi se çfarë ndryshimesh dëshiron. Përkrah situatave të pakëndshme që kurrsesi nuk i kanë hije Ulqinit tonë, arritëm që fitoren tonë ta mbrojmë për së dyti herë po me të njëjtin dinjitet dhe pastërti. Zoti i ruajtë shqiptarët dhe kombin shqiptar.”-tha Zenka në një deklarim për ‘RADIO 1’.

Ndryshe Mehmet Zenka me 6 mandatet e koalicionit shqiptar për Ulqinin pritet të merr drejtimin e kaj komune përballë 14 mandateve të koalicionit ‘URA’ të cilat do ndahen nga 6 subjekte që përbëjnë këtë koalicion, të emëruar “Fillimi i Ri”, i ndërtuar edhe me partitë, që kampi shqiptarë i Zenkës i quan parti pro-serbe, pro-ruse dhe anti-europiane./albora.ch/

Marketing