Taulant Krasniqi, 25 vjecar është dënuar nga Gjykata e Londrës me 13 vite burgim nën dyshimin për veprat penale përdhunim dhe vjedhje.

Marketing

Mediat atje raportojnë se Krasniqi përdhunoi 20 vjecaren në shtëpinë e saj dhe më pas videon e aktit e shpërndau në Snapchat.

Gruaja thirri policinë pasi nuk kishte pranuar të kryente marrëdhënie seksuale me Krasniqin dhe kishte nisur një hetim.

Në kuadër të hetimeve iu sekuestrua telefoni ku në këqyrje u gjetën video ku Krasniqi bënte seks me gruan.

Mesazhet nga telefoni i Krasniqit treguan gjithashtu se ai kishte folur me miqtë duke thënë se kishte marrë sende nga dhoma, duke përfshirë një Oyster Card dhe iPod.

Inspektori Julian Crabb tha: “Krasniqi e dinte se gruaja me të cilën kishte shkuar në shtëpi nuk ishte në gjendje të pranonte për aktivitet seksual, por ai përfitoi nga kjo situatë dhe e përdhunoi.

“Ai gjithashtu filmoi gruan pa dijeninë e saj dhe e ndau këtë në mediat sociale. Sjellja e tij është vërtet e neveritshme dhe jam i kënaqur që atij i është shqiptuar një dënim i gjatë me burg, i cili pasqyron peshën e shkeljes së tij”, tha ai./albora.ch/

Marketing