Evakuimi i Mariupolit

Qyteti port i Ukrainës, Mariupol, do të nisë një tjetër përpjekje të dielën nga ora 11:00, për të sjellë banorët e tij në siguri përmes korridoreve humanitare. 

Marketing

Kishte një marrëveshje për armëpushim me trupat ruse që rrethuan qytetin, thanë autoritetet lokale, transmeton albora.ch. 

Operacion i parë i planifikuar për evakuim dështoi të shtunën sepse, sipas burimeve ukrainase, nuk u respektua armëpushim. Rusia, nga ana e saj, fajësoi ushtrinë ukrainase për shkeljen e armëpushimit, shkruan AP.

Kujtojmë, se që nga 24 shkurti, ushtria ruse ka depërtuar në Ukrainë me tanke dhe avionë nga veriu, lindja dhe jugu.

Ka bombardime dhe sulme me raketa , të shoqëruara me sulme kibernetike.

Të hënën, të dy palët u takuan në kufirin Bjellorusi-Ukrainë për bisedime paqeje , por nuk u arrit asnjë marrëveshje e rëndësishme.

Më 3 mars, Cherson qyteti i parë i madh ra në duart ruse.

Ushtria ruse po rrit presionin ushtarak mbi qytetet kryesore të Ukrainës dhe po përparon drejt Kievit.

Sipas burimeve ukrainase, ka pasur sulme të dhunshme natën e 6 marsit rreth Kievit, Kharkiv dhe Mykolaiv.

Punonjësit e ndihmës e përshkruan situatën humanitare, veçanërisht në Mariupol, si “katastrofike”.

Disa stacione televizive, si ARD, BBC, CNN, SRF dhe ZDF, si dhe agjencitë, kanë pushuar së funksionuari në Rusi. Kjo pasi vendi miratoi një ligj të ri për median. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing