Një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka shokuar të gjithë. Në të shihen qytetarët ukrainas që po marshonin në rrugë, teksa para tyre kanë ushtarë rusë, të cilët fillojnë të gjuajnë me armë, shkruan albora.ch.

Marketing

Kujtojmë, se që nga 24 shkurti, ushtria ruse ka depërtuar në Ukrainë me tanke dhe avionë nga veriu, lindja dhe jugu.

Ka bombardime dhe sulme me raketa, të shoqëruara me sulme kibernetike.

Të hënën, të dy palët u takuan në kufirin Bjellorusi-Ukrainë për bisedime paqeje, por nuk u arrit asnjë marrëveshje e rëndësishme.

Më 3 mars, Cherson është qyteti i parë i madh që ra në në duart ruse.

Ushtria ruse po rrit presionin ushtarak mbi qytetet kryesore të Ukrainës dhe po përparon drejt Kievit.

Sipas burimeve ukrainase, ka pasur sulme të dhunshme natën e 6 marsit rreth Kievit, Kharkiv dhe Mykolaiv.

Punonjësit e ndihmës e përshkruan situatën humanitare, veçanërisht në Mariupol, si “katastrofike”.

Disa stacione televizive, si ARD, BBC, CNN, SRF dhe ZDF, si dhe agjencitë , kanë pushuar së funksionuari në Rusi . Kjo pasi vendi miratoi një ligj të ri për median. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing