Zvicra po përgatitet për një valë refugjatësh për shkak të luftës në Ukrainë. Sipas kreut të Departamentit Federal të Drejtësisë dhe Policisë, Karin Keller-Sutter, Konfederata dhe kantonet po punojnë me shumë për të rritur kapacitetet e emergjencës.

Marketing

Ndihma e individëve privatë

Këshilli Federal do të donte gjithashtu të bënte të mundur që njerëzit që kërkojnë mbrojtje, të cilët kanë aplikuar për mbrojtje të përkohshme, të strehohen në shtëpi private, tha Keller-Sutter në një intervistë për “NZZ am Sonntag”, transmeton albora.ch.

Solidariteti i popullatës është i madh, theksoi ministrja e Drejtësisë dhe Policisë. 

7 milionë njerëz mund të largohen nga Ukraina

Nuk dihet se sa refugjatë po kërkojnë mbrojtje në Evropë për shkak të luftës në Ukrainë, shkruan ticinonews. Në takimin që Keller-Sutter kishte disa ditë më parë me homologët e tij nga Bashkimi Evropian, u fol për pesë deri në shtatë milionë njerëz që mund të largoheshin nga Ukraina. Aktualisht, më shumë se një milion njerëz janë larguar nga Ukraina. /albora.ch/

Marketing