Që nga 24 shkurti, Rusia ka depërtuar në Ukrainë me tanke dhe avionë nga veriu, lindja dhe jugu.

Marketing

Ka bombardime dhe sulme me raketa , të shoqëruara me sulme kibernetike.

Të hënën, të dy palët u takuan në kufirin Bjellorusi-Ukrainë për bisedime paqeje, por nuk u arrit asnjë përparim i rëndësishëm, transmeton albora.ch.

Më 3 mars, Cherson është qyteti i parë i madh në duart ruse.

Një përpjekje për të hapur një korridor humanitar për civilët ukrainas për herë të parë pas pushtimit rus, dështoi dje.

Korridori pritej të ndihmonte më shumë se 200,000 njerëz të iknin nga Mariupol dhe Volnovakha të rrethuar në juglindje të vendit, por një armëpushim dështoi, shkruan skynews.

Diku tjetër luftimet kanë vazhduar në periferi të Kievit ndërsa forcat ruse përparojnë nga lindja.

Qytetet Kharkiv dhe Chernihiv gjithashtu vazhdojnë të jenë objektiva të sulmeve, ndërsa luftimet arritën në periferi të Mykolaiv.

Lexo edhe:

Marketing