Trajneri nga Kosova, Edon Ibrahimi ka marrë drejtimin e klubit hungarez, Veszpremi Egyetemi Sport Club.

Marketing

Ibrahimi deri më tani ka pasur nën drejtim klubin e volejbollit KV Fer Volley.

Ibrahimi ka nënshkruar kontratë një-vjeçare me këtë ekip, pas një sezoni të suksesshëm me Fer Volley, ku arriti të fitojë Kupën e Federatës, siguroi finalen e Kupës së Kosovës, si dhe ishte finalist i playoffit në Superligën e Kosovës.

Për të nënshkruar me klubin e volejbollit nga Hungaria, Veszpremi Egyetemi Sport Club, i cili bën gara në ligën e parë në volejbollin hungarez.

Ai gjithashtu shkroi historinë në volejbollin kosovar, duke i siguruar Kombëtares së Kosovës medaljen e argjendtë në Kampionatin Ballkanik për senior në Beach Volley, teksa udhëhoqi dyshen Dhuratë Sylejmani/Valmira Ramadani drejt këtij suksesi.

Ibrahimi është gjithashtu trajner i Kombëtares U17, në konkurrencën e femrave

Marketing