Të premten pasdite, Murat Yakin njoftoi skuadrën e tij për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Spanjës dhe Republikës Çeke, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albora.ch.

Marketing

Nuk është çudi, ylli i Çikagos, Xherdan Shaqiri, do të jetë aty. Megjithatë, në kuadër të Kupës së Botës pas dy muajsh, trajneri i kombëtares është i shqetësuar për gjendjen fizike të Shaqirit.

Arsyeja për shqetësim: Shaqiri dhe Chicago Fire janë aktualisht gjashtë pikë larg vendeve të playoff-it të MLS me tre raunde të mbetura në sezonin e rregullt. Kjo do të thotë që tani, sezoni do të përfundon më 10 tetor – dhe ylli 30-vjeçar i kombëtares para ndeshjes së parë të Kupës së Botës kundër Kamerunit për më shumë se një muaj nuk do zhvillojë asnjë lojë. “Ky është një problem,” thotë Yakin. “Ne po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për të”.

Shaqiri së shpejti në FC Lugano?

Vetë trajneri i Natit tregon se si mund të ketë një mundësi për Shaqirin.

 “Një mundësi do të ishte që Xherdani të mund të stërvitej me klubin partner të Çikagos, Lugano”.

Pra, a po kthehet Shaqiri në Superligë si huazim?

“Nuk ka gjasa që ai të luajë edhe për Luganon”, shton Yakin.

FC Lugano është në pronësi të miliarderit amerikan Joe Mansueto, ashtu si edhe Chicago Fire.

Duket qartë se 48-vjeçari kërkon patjetër të ketë me vete në Katar Shaqirin. Ai ka shtatë gola dhe gjashtë asistime në 27 ndeshje këtë sezon.

“Ai është një nga lojtarët tanë më kreativë. Ai mund të shënojë gola dhe të shënojë disa vetë. Ai sjell cilësi të pabesueshme. Gjëja më e rëndësishme për të është që të qëndrojë në formë”.

Marketing