Mediat sociale në Kosovë janë shpërfaqje e antivlerës në vend. Përmes këtyre medieve, e sidomos TikTokut, shumë persona që nuk shfaqin asgjë tjetër pos fyerjeve, sharjeve, bullizimit kanë marr dhenë dhe janë më të klikuarit. Sigurisht, përmes këtyre platformave po kanë edhe të ardhura monetare që më pas shkalla e antivlerës po rritet duke synuar ato. E gjithë kjo bëhet virale dhe personave të tillë u jepet hapësirë në televizione, portale dhe më gjerë.

Marketing

Por çka me të vërtetë janë mediat sociale?

Mediat sociale janë mjet i rëndësishëm i komunikimit në shumë dimensione. Ato përdoren si mjet komunikimi mes individëve, pastaj individëve me bizneset, bizneseve mes tyre, institucioneve, figurave publike, organizatave etj. Mediat sociale janë bërë edhe mjet informimi dhe si të tilla janë pjese jetike e përditshmërisë si në Kosovë ashtu edhe në vendet tjera.

Kështu ka thënë për albora.ch, Dardan Hasku menaxher i rrjeteve sociale.

“Anët pozitive janë se komunikimi dhe shkëmbimi i informatave bëhet në kohë rekorde. Jemi me fat që po e jetojmë epokën kur brenda pak sekondash komunikon me dikë pavarësisht vendndodhjes e informohesh pothuajse në kohë reale me gjithçka ndodh në botë. Anët negative ekzistojnë, si në çdo aspekt tjetër, p.sh. mediat sociale përdoren edhe për bulizëm, ngacmim, keqinformim etj”.

Sipas Haskut, TikTok-u si koncept është ndërtuar në konsumimin e shpejtë të videove. Sa më shumë që po avancojnë rrjetet sociale por edhe po dinamizohet jeta, njerëzit duan që në kohë sa më të shkurtër të informohen, argëtohen e pranojnë të dhëna. Videot e formatit të TikTokut e mundësojnë këtë gjë. Pastaj pjesa tjetër është diçka që ka ndodhur dhe do të ndodhë vazhdimisht tek ne, pra individë të tillë do të gjejnë hapësirë në çdo platformë, siç ka ndodhur gjithmonë.

Mirëpo, pse e gjithë kjo paqartësi rreth përdorimit të tyre dhe kush është fajtorë që po klikohen dhe po ju jepen ‘krahë’ këtyre personazheve?

Hasku thotë se duhet pasur edukim medial nëpër shkolla që të kuptohet sa më drejtë përdorimi i tyre.

“Po, unë mendoj se edukimi medial, edukimi i përdorimit të rrjeteve sociale duhet të fillojë që nga shkolla fillore e të jetë pjesë e kurrikulave arsimore sepse ato janë bërë pjesë e pandashme e shoqërisë dhe me anë të edukimit njerëzit përgatiten herët për atë se si duhet dhe nuk duhet përdorur këto platforma”, ka thënë ai. /albora.ch/

@esat_baushtella ##viral #esatbaba #viraltiktok #funny #fypシ @esati.20 @mefitore ♬ original sound – EsatBaba
@liki.007sh #fyp #viral #dardi #dancing #humor ♬ original sound – Lliki.Shala
@showbizi.shqiptar2 Dijonis biba tall lesht me rovena stefa live lot #dijonis #kozak #aleksvisha #fyp #albania #noizy ♬ original sound – Show Bizi Shqiptar

Lexo edhe:

Marketing