Ministri britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid, e ka quajtur presidentin Putin “kriminel lufte”, duke i bërë jehonë fjalëve të presidentit amerikan Joe Biden.

Marketing

Në Forumin e Pranverës Konservatore, Javid, foli për “retë e stuhisë së luftës” në Evropë, zemërimin dhe pikëllimin e tij kur dëgjoi “raportet për varreza masive në Mariupol dhe vrasjen e grave shtatzëna”, shkruan BBC.

“Të mos gabojmë, Vladimir Putin është një kriminel lufte. Ai është një kërcënim për njerëzit e lirë kudo dhe ai do të mbaj përgjegjësi”, tha Javid.

Të enjten, ministrat e tjerë të kabinetit, Liz Truss dhe James Cleverly, u shfaqën ngurrues për të përdorur termin kriminel lufte kur i referoheshin Putinit.

Kremlini e ka quajtur përdorimin e frazës nga Biden si “retorikë e pafalshme”./albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing