Tifozë serbë që po protestonin në Australi në mbështetje të Novak Gjokoviqit gjatë seancës gjyqësore, e cila mori vendim në favor të tenistit serb karshi autoriteteve australiane që ia kishin refuzuar vizën 34-vjeçarit për pjesëmarrje në Australia Open sepse ai nuk ishte i vaksinuar kundër Covid, kanë shkaktuar trazira në rrugë.

Marketing

Derisa Gjokoviq po largohej nga qendra e ndalimit e imigracionit pas vendimit të gjykatës me një makinë të tipit Audi, ngjyrë të zezë,  tifozët e tij kanë krijuar turma përkrahëse, të cilat pastaj kanë eskaluar duke shkaktuar përplasje me policinë australiane, e cila është detyruar të përdorë edhe gazin lotsjellës.

Ndërkohë, ultrasit serbë edhe në këtë rast kanë përcjell mesazhe politike duke u marrë me Kosovën. Ata mbanin një flamur serb me hartën e Kosovës, ku shkruhej: “Nuk dorëzohemi” – duke aluduar kështu se nuk heqin dorë nga Kosova e cila e ka shpallur pavarësinë e saj më 17 shkurt 2008 dhe tashmë ka marrë njohje të gjerë ndërkombëtare.

Tenisti serb me famë botërore qe disa ditë është ndalur nga autoritetet australiane në një qendër të imigracionit pasi iu kishte refuzuar dhënia e vizës për pjesëmarrje në Australia Open sepse 34-vjeçari nuk ishte i vaksinuar, gjë që binte ndesh me rregullat shtetërore australiane për luftën ndaj Covid. Gjokoviqnuk ishte pajtuar dhe ekipi i avokatëve të tij kishin bërë ankesë në gjykatë, e cila sot e mori një vendim në favor të serbit.

Me këtë rast, pas disa orësh, Gjokoviq u largua nga qendra e imigracionit dhe mbetet në pritje të një vendimi final të ministrit të Imigracionit për dhënien e vizës ose për refuzimin dhe dëbimin e tij nga Australia. Vendimi përfundimtar pritet të merret të martën./albora.ch/

Marketing