Armando Broja po bëhet gjithnjë e më shumë një personazh i mediave të njohura britanike.

Në ditën e ndeshjes se Sauthempton ndaj Mancester City të Guardiolës, e gjithë vëmendja ishte pikërisht te sulmuesi shqiptar.

Marketing

“The Sun” tregon fillimet e Brojës dhe se si u bë një emër i njohur në futbollin anglez duke kapërcyer shkallët në radhët e akademisë së Çelsit.

Më pas, tregon edhe prejardhjen e futbollistit nga fshati Kamicë në Malësinë e Madhe dhe si prindërit e tij emigruan në Angli, ku ai lindi.

Por Broja dhe familja e tij nuk harruan kurrë lidhjen me vendlindjen, ku në vizitat e tyre të shpeshta, ndërtuan edhe fushën e futbollit para shtëpisë që ai të vazhdonte të stërvitej edhe kur ishte me pushime, raporton thesun, përcjellë albora.ch.

Fotoja e kësaj fushe të vogël të improvizuar, është si kujtim nga Broja, talenti që është kthyer në idhullin e tifozëve shqiptarë që tani po mahnitë edhe Anglinë./albora.ch/

Marketing