Nga shëtitjet e deri te djathi, janë disa nga pyetjet më befasuese që u bëhen qytetarëve të ardhshëm zviceranë kur hyjnë në provim të shtetësisë zvicerane.

Marketing

Përveç të paktën një pritjeje dhjetëvjeçare dhe disa lidhjeve të tjera duke përfshirë një vlerësim të pozicionit tuaj financiar, do t’ju duhet gjithashtu të bëni një ‘provim’ të nënshtetësisë zvicerane.

Një gjë që duhet mbajtur parasysh në Zvicër është se çdo kanton dhe në shumë raste çdo komunë ka një identitet të fortë rajonal, raporton thelocal.

Për të vërtetuar se jeni integruar me sukses, shumë nga pyetjet do të prekin aspektet lokale që lidhen me jetesën në kanton ose në vetë komunën, transmeton albora.ch.

Çfarë dini për arinjtë dhe ujqërit në kopshtin zoologjik lokal?

A ka pasur ndonjë rrëshqitje dheu në zonë në 250 vitet e fundit?

Cili është kryeqyteti i Zvicrës?

A ju pëlqen hiking?

Ku ju pëlqen të shkoni me pushime?

Çfarë lloj partneri po kërkoni?

Cilat sporte janë zvicerane?

Cilat janë fjalët në himnin kombëtar të Zvicrës?

Nga vjen raclette(pjata e djathit zviceran)?

Shënim: Ju lutemi mbani parasysh se këto janë vetëm disa shembuj të parafrazuar të pyetjeve që shfaqen në provimin e shtetësisë zvicerane të cilat janë përkthyera./albora.ch/

Marketing