Një prift grek 37-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka përdhunuar një 17-vjeçare shqiptare.
Marketing
Ka qenë denoncimi i të miturës, e cila u ka thënë hetuesve se makthi i saj ka nisur që në moshën 13-vjeçare dhe ka zgjatur për gati 4 vite, deri në momentin që ka gjetur forcën të flasë për ngjarjen tragjike.
Sipas mediave greke autori i ngjarjes është prift dhe shërben në një kishë në lagjen Kato Patisia të Athinës, zonë ku jeton edhe familja shqiptare.
Ai u dërgua në gjykatë e cila vendosi ta çojë në burg, ndërsa mbrëmjen e së premtes raportohet se ka të paktën një denoncim të dytë për të njëjtën vepër nga ana e tij./albora.ch/
Marketing