Vedat Muriqi ka lënë gjurmë në ndeshjen e sotme duke shënuar dy gola.

Marketing

Muriqi ka shënuar golin e barazimit në minutën e 53-të të lojës për ta çuar rezultatin në 1-1. Sulmuesi i kombëtares së Kosovës mori një top të bukur nga krahu i djathtë dhe kërceu duke e dërguar topin në rrjetë pas një goditje me kokë.

Valladolit ishte në avantazh deri në momentet e fundit të ndeshjes, pasi rezultati ishte 3-2, por Mallorca fiton një penallti dhe Vedat Muriqi merr përsipër këtë ekzekutim dhe realizon golin e barazimit 3-3.

Marketing