Real Madridi e ka nisur keq vitin 2022. “Los Blancos” u mposhtën në udhëtim ndaj Getafes me rezultat minimal 1:0.
Marketing
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e nëntë nga Enes Unal.
Aty gaboi rëndë Eder Militao, duke u bërë kështu figura tragjike e kësaj ndeshjeje.
Më pas, për mbi 80 minuta ndeshja nuk prodhoi gola.
Real Madridi pati iniciativë të plotë, por nuk arriti assesi të paktën të shënonin golin e barazimit.
Kështu, Real Madridi njoftohet me humbjen e dytë sezonale dhe mbetet në kuotën e 46 pikëve në vendin e parë.
Në anën tjetër, kjo fitore e ngrit Getafen në kuotën e 18 pikëve në vendin e 16-të.
Marketing