Kur bëhet fjalë për Noizyn të gjithëve na vijnë në mendje aventurat tij. Por vetë reperi shqiptar së fundmi ka treguar se udhëton pafund.
![](https://www.albora.ch/wp-content/uploads/2023/01/ozone_zak_gif.gif)
Në një intervistë për Jonidas’Room ai ka thënë se për 24 orë ka udhëtuar në 6 shtete.
“Më ka qëlluar që për 24 orë të jem në 6 shtete, kam qenë në Malmo, kam marrë trenin deri në Danimarkë, pastaj nga aty në Austri, Kosovë, Shqipëri dhe në 6 mëngjesit kam mbërritur në Itali”, ka thënë Noizy, i cili ka pohuar se shpesh me këtë fluks pune humbet shumë avionë dhe shumë pak koncerte.
Kujtojmë që së fundmi, pas rikthimit nga Zvicra për në Kosovë, Noizy-t i doli një problem, e që u detyrua të paguante gjobë prej dy mijë eurove që të lirohej nga stacioni i Policisë në Kosovë pasi kishte urdhëresë aktive nga Gjykata për shkak të sherrit vite më parë me grupin “BabaStars” në oborrin e një hoteli.