Musa Lekaj, i riu nga Komuna e Deçanit ka bërë të ditur se ka pranuar ftesë për t’u intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Në një postim në Facebook, Lekaj ka bërë të ditur se është ftuar të paraqitet për intervistë me datën 18 janar të këtij viti.

Ai ka theksuar se gjatë kohës së luftës ai ishte vetëm 6 muajsh.

Postimi i plotë:

“Çuditrisht dje kam mare ftese nga Zyra e Prokurorit te Specializuar ne Hage qe te intervistohem me daten 18.01.2022, ani pse ne kohen kur filloi lufta ne muajin Mars 1998 une kam qene vetem 6 muajsh!!”, ka shkruar ai Lekaj./albora.ch/