Çifti James Kimber 69 vjeç dhe gruaja e tij Margaret 73 vjeçe, u ndaluan nga zyrtarët e Forcave Kufitare në zonën e kontrollit të tunelit të Channel në Coquelles, Francë, më 25 shkurt 2019.

Marketing

Tetë emigrantë u zbuluan në makinën e marrë me qira Fiat Ducato, por ata kanë mohuar përpjekjen për të kontrabanduar shqiptarët në Britaninë e Madhe raporton dailymail, përcjellë albora.ch.

Çifti, nga Feltham, Middlesex, Londër u arrestuan dhe u akuzuan të dy.

Gjatë një seance shqyrtimi paraprak në Gjykatën e Maidstone Croën të premten, zoti Kimber u deklarua i pafajshëm për veprën penale të ndihmës për imigracionin e paligjshëm.

Gjyqtarja Catherine Moore ra dakord që zonja Kimber nuk duhet të gjykohet për të njëjtën vepër për shkak të shqetësimeve që ka me shëndetin e saj. Për këtë arsye gjyqi i tyre do të fillojë në mars. Çifti i shoqëruar në seancën gjyqësore nga vajza e tyre, u liruan me kusht.

Në shtator të vitit 2020, një seancë gjyqësore e magjistraturës iu tha se Kimber po ngiste makinën dhe gruaja e tij ishte e ulur në sedilejn e përparme kur ata u ndaluan.

Në të njëjtën seancë, gjykatës iu tha se makina ishte marrë me qira tre ditë më parë.

Nuk është zbuluar asnjë detaj se ku kishte udhëtuar çifti para se të kthehej në Mbretërinë e Bashkuar. /albora.ch/

Marketing