Në kuadër të xhiros së 24-t të Premier Leagues së Anglisë, Norwich City ka barazuar 1:1 me Crystal Palace, të mërkurën mbrëma.

Marketing

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, e kompletoi ndeshjen te Norwichi.

Teemu Pukki shënoi që në minutën e parë për Norwichin, kurse rezultatin 1:1 e barazoi Wilfried Zaha. Ai realizoi golin e një pike në minutën e 60-të. Tre minuta më vonë dështoi nga pika e bardhë.

Një garë e fortë e pret Norwichin për mbetjen në elitën angleze. Ndërkohë, mban pozitën e 18-të me 17 pikë.

Marketing