M 16 vjet burgim në Kolorado u dënua një nënë e cila abuzoi vajzën e saj 7 vjeçare deri në vdekje dhe gënjeu për të marrë gjëra nga organizatat bamirëse në vlerë të paktën 100 mijë dollarë, raporton AP.

Marketing

Kelly Turner u deklarua e fajshme muajin e kaluar për abuzimin e fëmijës, mashtrim dhe vjedhje.

AP raporton se Turner gënjeu doktorët për historinë mjekësore të vajzën së saj Olivias, ndërsa përpiqej të merrte para dhe favore të tjera nga organizatat bamirëse.

Derisa vdiq më 2017, vajza kishte bërë operacione dhe ilaçe të panevojshme. Atë verë, Olivia e lumtur pati kënduar Hakuna Matata nga “The Lion King”, teksa po përcillej me karrigen me rrota në spital.

Autoritetet kanë thënë se Turner shpenzoi vjet duke gënjyer për sëmundjen e vajzës së saj, duke marrë simpati nga storiet televizive dhe nga donatorët, si Make-A-Ëish, që madje i organizoi një festë Olivias në një hotel që kushtoi 11 mijë dollarë.

Shkaku i vdekjes së saj fillimisht u tha se erdhi nga zorrët, por një autopsi më vonë gjeti prova të gjendjes së saj. Autoritetet nuk treguan se çfarë e vrau atë, por sipas akuzës, doktorët u pajtuan me insistimin e Turnerit që të ndalonin ushqyerjen e vajzës.

Ajo për vite kishte thënë se Olivia kishte sëmundje të ndryshme, duke i bindur doktorët ta bënin operacion dhe t’i përshkruanin ilaçe që nuk i duheshin realisht.

Sjellja e Turnerit zgjoi dyshime gjatë rrugëtimit, ishte vetëm pasi vdiq Olivia në kujdesin e spitalit më 2017 dhe Turner dërgoi vajzën e madhe në spitalin e njëjtë me dhimbje të kockave, kur doktorët vendosën ta shikonin rastin me më kujdes. Vajza nuk raportohet se ka probleme mjekësore ose dhimbje./albora.ch/

Marketing