Një tjetër ndeshje e Premierligës është shtyrë për shkak të Covid-19, bëhet fjalë për sfidën e javës së 20-të mes Everton dhe Newcastle në program për t’u luajtur sot me 30 dhjetor.

Sipas raportimeve të mediave angleze sfida është shtyrë për faktin se disa lojtarë të Newcastle që një ditë më parë barazoi 1:1 ndaj Manchester United janë infektuar me koronavirus, ndërkohë që Newcastle ka edhe mungesa për shkak dëmtimesh.

Everton – Newcastle është sfida e 3-të e javës së 20-të që shtyhet për shkak të Covid, pas Arsenal – Wolves dhe Leeds – Aston Villa./albora.ch/

Marketing
Marketing