Është shtyrë për një ditë tjetër gara e lëshimit në Lojërat Olimpike Dimërore, aty ku do të garonte edhe skitari kosovar, Albin Tahiri.

Marketing

Arsyeja e kësaj shtyrje ishin erërat e forta në Pekin të Kinës.

Kështu, garimin në këtë disiplinë, skitari kosovar do ta zhvillojë në një ditë tjetër.

Fillimisht, kjo garë ishte paraparë të niste rreth orëd 04:00 me kohën tonë lokale, kurse fillimisht u shty për tri orë, para se të shtyhej tërësisht për sot.

Kujtojmë se përveç Albin Tahirit, garuese nga Kosova në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit është edhe Kiana Kryeziu.

Marketing