Qytetarë të shumtë gjermanë dhe të vendeve të tjera në Evropë, po kujdesen që këto javë të mos lënë gjatë të ndezur ngrohjen.
E gjithë kjo sepse në verë priten fatura shokuese të energjisë elektrike për shkak të çmimeve të larta.
Të mërkurën, Qeveria gjermane u konsultua për dhënien e një shume si ndihmë për kostot e energjisë në mënyrë që t’u ndihmojë familjeve me të ardhura të ulta.
Por për këtë pastaj do të vendos Bundestagu gjerman, raporton Deutsche Welle – transmeton Albora.ch.
Jo vetëm qytetarët gjermanë, por edhe 50% e kompanive të nivelit të mesëm ankohen për ngritjen e çmimeve të energjisë elektrike.
Sipas një sodazhi ataa mezi po arrijnë që t’i përballojnë çmimet e larta të rrymës, të cilat që nga vjeshta e vitit të kaluar njohin vetëm rritje. Shoqata e Ekonomisë së Kompanive të Mesme paralajmëron, që të merren shpejt vendime nga politika, si ulja e taksës energjitike, ndryshe ekonomia gjermane humb aftësinë konkurruese.
Kompania gjermane “C.D. Walzholz GmbH & Co. KG” me shtrirje ndërkombëtare dhe e profilizuar për prodhime çeliku ndeshet me probleme të mëdha aktualisht. Prodhimi psh i çelikut special për fletë sharre dhe pajisje të tjera që duhen ngrohur ngadalë deri në 700 gradë celcius thishin shumë energji.
Heino Buddenberg, drejtor teknik i ëaelzholz thotë, se “kostot e larta të energjisë kanë një ndikim të madh në të gjithë kostot e prodhimit dhe së shpejti ne nuk do të jemi të gatshëm të ofrojmë çmime konkurruese.”
Edhe fabrika gjermane e letrës “Kabelpaper” është po ashtu nën presion. Çeliku dhe letra janë dy produkte të ndryshme, por me një gjë të përbashkët: prodhimi i tyre kërkon ekstremisht shumë energji. Në kohët e rritjes së çmimeve të elektricitetit dhe gazit – një problem i madh. Sipas tyre, kostot e larta ata ua kalojnë konsumatorëve, që kanë qenë deri tani të gatshëm të paguajnë.
Martin Schröder, drejtor teknik i “Kabel Premium Pulp & Paper”, shprehet, se “nuk kemi mundësi tjetër. Situata është kështu si është. Ndryshe nga konkurrenca në Francë apo në vendet skandinave, ne nuk mund të mbështetemi tek lirimet që i bëhen industrisë, që do të ulë çmimet tona të energjisë.”
Për momentin kjo kompani po përpiqet të mbledhë energji sa të mundet, duke mbajtur syrin vigjilent ndaj tregjeve të paqëndrueshme. Disa makineri madje hiqen nga priza, kur çmimi është shumë i lartë. Megjithatë çmimet e larta të energjisë, po kërcënojnë investimet në teknologji të reja, përfshirë edhe energjitë e rigjenerueshme.
Fabrika e letës Kabelpaper ishte duke planifikuar përdorimin e nxehtësisë gjeotermike. SipasMartin Schröder,”ne kemi bërë kërkime për energjinë gjeotermike…por ky projekt do të shtyhet tani. Na duhet të merrnim një vendim, pra ishim duke punuar në një sistem të madh ventilimi të ngrohjes. Por për të gjitha këto tani na mungojnë paratë dhe likuiditeti.”
Qeveria duhet të ndërhyjë, kërkon edhe Heino Buddenberg. Ai po shpreson, që kompanitë të çlirohen nga taksa dhe tarifa të caktuara…nëse jo, ai ka frikë që disa kompani do të mbyllen. “Gjithkush e di, që Gjermania ka pasur një industri tekstile në lulëzim në vitet 50-të…derisa biznesi u zhvendos ngadalë në Azi, për shkak se prodhimi u bë me kosto të papërballueshme. Unë vërtet do doja ta mënjanoja një fat të tillë për industrinë tonë..por nuk mund ta përjashtoj këtë.”
Ministria Gjermane e Ekonomisë ka thënë, se nuk do t’i lerë vetëm bizneset që po përballen me kosto të larta energjie, dhe se po e vëzhgon situatën. Por kompanive si ëaelzholz dhe Kabelpaper ju duhet më shumë se një premtim.