Shtetet e QUINT-it në një deklaratë të dërguar për albora.ch, kanë thënë se refuzimi i Qeverisë së Kosovës për lehtësimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në zgjedhjet serbe, mund të cënojë rrugën evropiane të Kosovës.

Marketing

Qeveritë e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së kanë shprehur shprehur “keqardhje për mungesën e marrëveshjes për të mundësuar votimin e serbëve të Kosovës brenda Kosovës në zgjedhjet e ardhshme të Serbisë”.

Deklarata e përbashkët e qeverive të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara:

Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara janë angazhuar intensivisht me qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë në muajt e fundit për të gjetur një zgjidhje pragmatike për t’u lejuar qytetarëve të Kosovës që kanë të drejtë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të pjesëmarrjes në zgjedhjet e Serbisë më 3 prill 2022.

Ne e pranojmë se është e drejtë e Qeverisë së Kosovës që të vendosë nëse do të lejojë apo jo lehtësimin e votimit në zgjedhjet e një vendi tjetër. Ndonëse e vlerësojmë disponueshmërinë e Serbisë për të gjetur një zgjidhje, me zhgënjim të madh marrim parasysh vendimin e Qeverisë së Kosovës për të refuzuar një propozim konstruktiv të paraqitur nga QUINT-i. Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës dështoi të demonstrojë përkushtimin e saj ndaj parimit të mbrojtjes së të drejtave civile dhe politike të të gjithë qytetarëve të saj, përfshirë edhe pjesëtarët e grupeve minoritare.

Një qëndrim i tillë i Qeverisë së Kosovës nuk është në përputhje me vlerat dhe parimet tona dhe do t’i cenojë aspiratat e tyre evropiane.

Pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë, ne mirëpritëm përafrimin e Kosovës me deklaratat dhe qëndrimet e miratuara nga BE-ja dhe anëtarët e QUINT-it. Megjithatë, Kosova pritet gjithashtu të qëndrojë mbi vlerat dhe përgjegjësitë e saj thelbësore ndaj stabilitetit rajonal dhe të respektojë proceset demokratike, si dhe të angazhohet për mbrojtjen e të drejtave të anëtarëve të grupeve minoritare.

Presim që Qeveria e Kosovës të veprojë në interes të të gjithë qytetarëve të saj, të punojë për uljen e tensioneve dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kjo është thelbësore për të arritur progres drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit që përfundimisht do të zhbllokojë perspektivën e Kosovës në BE.

Ne përsërisim thirrjen tonë të fortë ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim dhe retorikë që rrit tensionet dhe mund të çojë në incidente. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing