KFOR ka konfirmuar për albora.ch se droni që ra në një oborr të një shtëpie në lagjen “Bair” të Mitrovicës u përkiste atyre dhe se arsyeja e rrëzimit ishte një defekt në funksionim.

Marketing

Droni nuk ka shkaktuar lëndime në njerëz apo dëme materiale dhe është tërhequr nga Forca Policore e Kosovës menjëherë pas rënies së tij.

KFOR tha se droni po kryente një mision rutinë monitorimi në kuadër të aktiviteteve të KFOR-it që kanë për synim krijimin e një mjedis të sigurt.

“KFOR-i dëshiron të falënderojë popullatën lokale për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin dhe për kontaktimin e menjëhershëm të autoriteteve kosovare, duke bërë të mundur marrjen e menjëhershme të dronit dhe për të mos krijuar shqetësime të shkaktuara nga incidenti”.

Më tej, KFOR njoftoi se ka filluar një hetim për të parë shkakun e këtij incidenti./albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing