“Me qeverinë që kemi, me opozitën siç është, Serbia proevropiane duket si një ëndërr ende e paarritshme në këtë moment”

Marketing

“Politika [serbe] nëpushtet bazohet në një lloj hipnoze kolektive, patologji kolektive, nga e cila nëse ndonjëherë ka një zgjim, një mahmurllëk të rëndë, një zgjim të dhimbshëm. Është për të ardhur keq se sa pak dhe sa në mënyrë jo të plotë e njohim historinë tonë. Është e vërtetë që na kanë bërë padrejtësi, por edhe ne të tjerëve. Lexoni vetëm se çfarë shkruan Dimitrije Tucoviq dhe gazetari i ri Lav Trocki si dëshmitarë okularë për krimet e kryera në luftërat ballkanike. A është marrë fare me këtë historiografia serbe? Ka ngjarje dhe njerëz me të cilët mund të krenohemi, por ka edhe ngjarje për të cilat duhet të turpërohemi. Një qasje e ndershme ndaj të kaluarës sonë duhet të na kujtojë se ekziston një vijë e hollë e kuqe midis heroizmit dhe krimit”, thotë shkrimtari beogradas, Filip David.

Në një intervistë për portalin kroat tacno.net, David ka thënë se Serbia e ka humbur çdo kredibilitet moral.

“Mbështetja e vetme që mori ishte mbështetja nga e djathta ekstreme evropiane. Nuk duhet të jetë një njohës i madh i natyrës së regjimit të Vuçiqit, ndaj kuptoni se sa e rreme është retorika zyrtare pro-evropiane. Mediat e tij dhe ministrat e tij shprehin atë që është thelbi i politikës së Vuçiqit, e ky është antievropianizmi. Megjithatë, pa ndihmën evropiane, Serbia vështirë se mund të mbijetojë ekonomikisht. Kjo dihet përgjithësisht dhe e pranon edhe vetë Vuçiq. Nuk do ta quaja një politikë neutraliteti, siç theksohet këtu, por një politikë skizofrenike, tiparet kryesore të së cilës janë demagogjia, populizmi dhe hipokrizia”, thotë ai.

Në pyetjen se mos, në dritën e rrethanave të reja – agresionit rus kundër Ukrainës – Vuçiç do ta kthejë Serbinë drejt perëndimit, ai vë në dukje varësinë e plotë të Serbisëndaj Rusisë.

“Ndërsa konflikti ruso-evropian dhe lufta në Ukrainë intensifikohen, pozicioni i Serbisë do të bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Është pasojë e varësisë së plotë nga Rusia për sa i përket furnizimeve me naftë dhe gaz. Rezulton se është e papranueshme të kandidosh për Bashkimin Evropian në të njëjtën kohë dhe të flirtosh me Bashkimin Euroaziatik, i cili është kundër Bashkimit. Euroazia bazohet në tezat e Aleksandër Duginit për rinovimin e Perandorisë Ruse, e cila është në kundërshtim me idenë e një Evrope të lirë, të hapur dhe demokratike. Ideja e Euroazisë si një strategji gjeostrategjike e bën pushtimin rus veçanërisht të rrezikshëm dhe shqetësues, dhe sulmi ndaj Ukrainës është vetëm një hyrje në realizimin e qëllimeve imperialiste të Rusisë, Duginit dhe Putinit, shumë më të gjera dhe ambicioze.”

Rreth armatimit të Serbisë, David thotë se mbrojtja më emirë është mbajtja e marrëdhënieve të mira me fqinjët.

“Serbia nuk mund të armatoset kurrë aq sa të ruajë me armë pozicionin e saj neutral të shpallur. Të gjitha ato blerje armësh, dhjetëra aeroplanë dhe helikopterë të prodhimit dhe teknologjisë më të fundit janë vetëm shpenzime të panevojshme të parave të buxhetit. Mbrojtja më e mirë kundër mundësisë së një lufte të re është mbajtja e marrëdhënieve të mira me fqinjët. Më shumë se të gjithë avionët, tanket dhe topat, ia vlen marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe paqësimi i plotë i Ballkanit Perëndimor. Sigurisht shumë më tepër sesa armatosja dhe futja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Fatkeqësisht, marrëdhëniet tona me shumicën e fqinjëve tanë janë shumë të këqija.”

David shprehet pesimit se opozita serbe mund të sjellë ndryshime.

“Me qeverinë që kemi, me opozitën siç është, Serbia proevropiane duket si një ëndërr ende e paarritshme në këtë moment”.

Foto: Wikipedia

Marketing