Policia e Kosovës ka vendosur shirita sigurie përreth objektit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Marketing

Krejt kjo është bërë për të siguruar objektin pasi që në posten elektronike të këtij institucioni ka ardhur një kërcënim për vendosje të bombës.

Zëdhënësi i PK-së, Agron Borovci, e ka konfirmuar se përmes email-it janë lajmëruar për një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e  Universitetit “Hasan Prishtina”.

Ai tha se Policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën.

“Rreth orës 16:00, është pranuar  informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e  Universitetit “Hasan Prishtina”  në Prishtinë.Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, tha ai

Marketing