Ylli i Egjiptit, Mohamed Salah, ishte i shënjestruar nga një numër i madh i laserëve, para se ai ta humbte penalltinë vendimtare të martën mbrëma gjatë ekzekutimit të penalltive në duelin kundër Senegalit.

Marketing

Futbollisti e humbi mundësinë të realizonte dhe kjo ka bërë që Egjipti ta humb edhe mundësinë të luajë në Kupën e Botës që sivjet mbahet në dimër.

Ndërkohë, Sadio Mane dhe Senegali kanë kaluar tutje. Pas ndeshjes, përzgjedhësi i Egjiptit, Carlos Queiroz, u largua nga roli të cilin e mori në muajin shtator.

Përmes një komunikate, Egjipti ka konfirmuar se kanë bërë një ankesë, bazuar në atë që ndodhi në Senegal./albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing