Ylli i Paris Saint-Germain, Lionel Messi, po përgatitet të regjistrojë fëmijët e tij në një shkollë në Barcelonë.

Marketing

Sipas gazetarit Adrian Sanchez, Messi dhe familja e tij po përgatiten të kthehen në qytetin e Barcelonës këtë verë.

Marrëveshja e Messit me PSG-në skadon në qershor, palët nuk kanë arritur marrëveshje dhe rikthimi në Camp Nou duket i pashmangshëm.

“Para pak kohësh pata një bisedë shumë të rëndësishme dhe pasi kontrolluam me burime të ndryshme, mund t’ju themi se familja e Messit ka kërkuar rezervim për një vend për fëmijët e tij në shkollën ku ata kanë shkuar gjithë jetën dhe kanë të gjitha miq”, ka thënë fillimisht Sanchez në kanalin e tij “Mas que pelotas” në Youtube.

“Është një lajm që padyshim e bën mjaft të qartë dhe të përcaktuar se ku po shkon e ardhmja e argjentinasit dhe ku po shkon e ardhmja e Barcelonës”.

“Kjo është diçka që do të përcaktonte të ardhmen e argjentinasit. Përveç kësaj, ne mundëm të mësojmë se vendi në shkollën franceze ku frekuentonin fëmijët e tij nuk ishte rinovuar”.

“Për mua kjo është një bombë absolute dhe e bën të qartë se ku po shkon. Koka e Messit është në Barcelonë”, përfundoi gazetari spanjoll. 

Marketing