Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, publikoi të enjten bashkëpunimin e saj më të ri me një nga emrat më të suksesshëm të muzikës hip-hop në botë.

Marketing

Bëhet fjalë për reperin Snoop Dogg, me të cilin 33-vjeçarja ka bashkëpunuar në një këngë të re të quajtur “Satellite”.

Kënga e cila është ritmike e zhanreve R&B dhe hip-hop, është publikuar tashmë në të gjitha shërbimet e transmetimit të muzikës.

Ky bashkëpunim është pjesë e albumit më të ri të këngëtares, njëherësh i treti në karrierën e saj, i tiulluar “Bebe”.

Albumi i plotë do të publikohet më 28 prill dhe përfshin edhe dy bashkëpunime të tjera shumë të suksesshme, “I’m Good (Blue)” me David Guettan dhe “Seasons” me Dolly Parton.

Lista e këngëve të albumit “Bebe” nga Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Ky album i pason dy albumeve shumë të suksesshme të artistes shqiptare, “Better Mistakes” në vitin 2021 dhe “Expectations” në vitin 2018. 

Koopertina e albumit “Bebe” nga Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)
Marketing