La Liga nis rrugëtimin për vitin 2022 qysh në ditën e dytë të vitit të ri, shkruan albora.ch.
Në fushë zbresin të gjithë skuadrat e mëdha, duke filluar nga liderët e Real Madrid-it, më vonë Atletico dhe në fund Barcelona.
Madrilenët, vitin e nisin në Madrid.
Ata do të jenë vizitorët e Getafe-s, për të zhvilluar transfertën e parë të vitit.
Skuadra e udhëhequr nga Carlo Ancelotti po kalon një formë shumë të mirë – duke qenë e pamposhtur në 15 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Getafe në anën tjetër nuk ka humbur asnjë nga pesë ndeshjet e fundit, mirëpo është seriozisht e rrezikuar për rënien nga liga.
Ndeshja fillon në orën 14:00, në komunitetin e vogël të kryeqytetit spanjoll.
Një tjetër mini-derbi i Madrid-it zhvillohet më vonë.
Kampionët në fuqi, Atletico Madrid – do të jenë nikoçir të Rayo Vallecano-s.
Çuditërisht, këta të fundit janë më përpara në tabelë në krahasim me skuadrën e Simeone-s, e cila po kalon një formë tejet të dobët.
“Rojiblancos” kanë humbur katër ndeshjet e fundit, duke humbur shumë terren në garën për titull, por jo vetëm, edhe në garën për Evropën.
Në një ndeshje ku skuadrat kanë shumë mungesa për shkak të COVID-19, asgjë nuk dihet.
Ndeshja fillon në orën 16:15, me Rayo-n që kërkon të vazhdoj befasinë.
Barcelona në anën tjetër e mbyll ditën, ata janë mysafirë të Mallorca-s.
Edhe në këtë ndeshje, të dyja skuadrat vijnë me mungesa të mëdha për shkak të pandemisë, por asnjëra nuk i ka përmbushur kriteret për të shtyrë ndeshjen.
Ndeshja që fillon nga ora 21:00, sheh të dy skuadrat në tentativë për të lënë prapa pjesën e parë të dobët të sezonit. /albora.ch/
Përveç tri të mëdhajave, sot në La Liga zhvillohen edhe tri ndeshje tjera, që janë:
Elche – Granada
Alaves – Real Sociedad
Betis – Celta Vigo